MASH pranon 18 tabela multimediale, donacion nga MSU-Carabinieri

08 Janar 2021

Ushtarët italianë të Regjimentit MSU-Carabinieri në Kosovë i dhuruan Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 18 tabela multimediale, si një kontribut në përmirësimin e metodave të mësimdhënies për shkollat në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka falënderuar MSU-Carabinierin për këtë ndihmë, e cila tha se ka për qëllim përkrahjen e shkollave në organizmin e procesit mësimor.

Likaj tha ky donacion është një vazhdim i ndihmës së Qeverisë italiane, popullit italian dhe trupave italiane për Kosovën, për çka u jemi mirënjohës për mbështetjen dhe inkurajimin e tyre të vazhdueshëm.

Kurse, komandanti MSU-Carabinieri Kolonel Enzo Simone tha se, tabela multimediale është një ndihmë e dobishme pasi është një mjet që e lehtëson mënyrën e mësimdhënies në hap me kohën dhe ndihmon përmirësimin e saj.

“Tabela multimediale është një mjet përmes të cilit përmblidhen shumë prej elementeve që formojnë pjesë të komunikimit, është një sipërfaqe ndërvepruese në të cilën mund të shkruani, vizatoni, bashkëngjitni imazhe, shikoni tekste, video, duke lehtësuar mekanizmin e të mësuarit”, tha Kolonel Simone.

Projekt i dhurimit të tabelave multimediale, i financuar me fonde nga Ministria e Mbrojtjes përmes Komandës së Samitit të Forcave të Përbashkëta, bën pjesë në aktivitetet që zhvillohen nga ekipi i Bashkëpunimit Civilo Ushtarak të Regjimentit MSU-Carabinieri në mbështjetje të institucioneve civile.

Javë më parë të njëjtët kishin dhuruar 34 llaptopë që po përdoren për realizimin e mësimit në skenain C-online.