Marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e Kolegjit Ndërkombëtarë të Biznesit në Mitrovicë

14 Tetor 2010

Në këtë institucion të lartë arsimorë do të studiojnë të rinj nga të dy anët e qytetit të Mitrovicës dhe të viseve tjera të Kosovës. Programet Studimore janë pilotuar që nga pranvera e këtij viti ndërsa tani janë regjistruar edhe studentët e rregullt për vitin akademik 2010-2011.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë (SIDA) si dhe SPARK-u Holandez, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e Kolegjit Ndërkombëtarë të Biznesit në Mitrovicë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj fillimisht foli për historikun e zhvillimit të këtij Institucioni për të cilin për herë të parë u diskutua në vitin 2004 në një konferencë ndërkombëtare në Londër. Në vitin 2008, Ministria e Arsimit se bashku me SPARK, kemi bërë një prezantim të projektit para donatorëve realizimin e të cilit po e ndihmon Suedia si donator kryesor.

Në vazhdim Hoxhaj foli për tri aspekte të rëndësisë së themelimit të këtij institucioni. Së pari Ministri theksoi se "nëse arsimi fillor është kyç për formimin e një individi, Arsimi i Lartë është kyç për zhvillimi profesional të tij, është ndër hallkat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të vendit".

Së dyti ky Kolegj orfon programe të studimit në fushën e biznesit, administrimit, ambientit për të cilat ka nevojë Mitrovica dhe Kosova, dhe së treti Hoxhaj tha se këto programe te studimit, janë programe të cilat përfundojnë me një kualifikim, i cili pranohen në q`do vend të Evropës.

Më tej Ministri tha se " Qeveria e Kosovë s është e përkushtuar të ndihmojë këtë projekt . Ky institucion i arsimit të lartë është jopublik dhe jo fitim prurës , i cili mbi të gjitha do ta ndihmojë qytetin e Mitrovicës në të dy pjesët e tij , që të rinjtë të kenë perspektivë për zhvillimin ekonomik të këtij qytetit dhe te qyteteve tjera përreth".

Ingrid Johansson, shefe e zyrës Suedeze në Kosovë u shpreh se është e kënaqur që së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët po themelojmë një institucion trajnimi, gjithëpërfshirës për tërë Kosovën . "Jam e shumë e lumtur që Qeveria e Kosovës po merr pjesë aktive në këtë projekt sepse është shumë me rëndësi që të kemi një dorë te fortë e cila përkrahë këtë dhe shtoi se Suedia apo Agjencioni për Zhvillim ( SIDA ) e fokuson bashkëpunimin me Kosovën në fushën e edukimit ngase edukimi është i rëndësishëm për q`do shoqëri.

Ndërkaq Yanik Dy Pont drejtor i agjencisë implementuese SPARK ( Holandë) , theksoi rëndësinë e realizimit të këtij projekti dhe njoftoi se "tani kemi 42 student të rregullt dhe 40 student të tillë në veriun e Mitrovicës dhe se reagimet e para tregojnë se prindër dhe studentë janë të entuziazmuar me këtë projekt dhe interesimi dita ditës po shtohet".