NJOFTIM

27 Mars 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, prindërit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës, se për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia COVID – 19, Qeveria e Kosovës, me datë 26.03.2020 ka marrë vendim për vazhdimin e ndërprerjes së procesit mësimor-edukativ deri në një vendim tjetër.

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor vlen për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat. 

MAShTI u bën thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, që të vazhdojnë ndjekjen dhe zbatimin e mësimit në distancë.