MASHT

FILLON KONFERENCA SHKENCORE PËR NDIKIMIN E COVID-19 NË ARSIM

17 Nëntor, 2021

17 Nentor 2021

Fillon konferenca shkencore për ndikimin e COVID-19 në arsim Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna ka marrë pjesë në hapjen e konferencës shkencore “Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit”, e cila është organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Në këtë konferencë dyditore po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve e organizatave vendore e ndërkombëtare, drejtorë të shkollave, mësimdhënës, studiues e hulumtues nga vendi, rajoni e më gjerë.

Me këtë rast, zëvendësministrja Maloku Bërdyna foli për punën që është bërë nga ana e MAShTI-t për organizimin e mësimit në periudhën e pandemisë, por edhe mbështetjen e madhe të partnerëve zhvillimorë në këtë drejtim.

Megjithatë, ajo theksoi se me gjithë veprimet, sistemi është përballur me vëshirësi dhe sfida të shumta që lidhen me problemet në përdorim të platformave, mungesën e pajisjeve teknologjike në kushte shtëpie, por edhe pasojat tjera të COVID 19 në shëndetin fizik e mendor që kanë ndikuar pjesëmarrjen e rregullt në mësim dhe kanë rritur pabarazinë shoqërore.

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna tha se fatbardhësisht këtë vit shkollor e kemi filluar me prezencë fizike dhe uroi që rrjedha edhe më tej të vazhdojë të jetë e tillë, ndërsa shtoi se mësimi online, tashmë është vlerë e shtuar e sistemit tonë arsimor.  

Duke folur për rëndësinë e konferencës qyo sjell rezultate shkencore nga hulumtimet e vlefshme në këtë fushë, zv/ministrja Maloku Bërdyna, tha se presim me vyomendje rekomandimet qyo do të dalin, e tyo cilat sigurisht qyo na ndihmojnë në orientimin dhe pasurimin e politikave arsimore në vazhdim.

Në këtë konferencë, u prezantuan edhe gjetjet e studimit të Institutit Pedagogjik të Kosovës për ndikimin e pandemisë në arsim, ndërkaq përgjatë dy ditëve, studiues e prezantues nga vende të ndryshme do të paraqesin përvojat më të mira të sistemeve arsimore ndaj pandemisë, por edhe sfidat dhe problemet.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.