Është përuruar shkolla e renovuar në Klinë

08 Shtator 2021

Është përuruar Shkolla e Mesme e Lartë "Luigj Gurakuqi" në Klinë, investim i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojte në Ambasadën Amerikane, përmes Programit për Ndihmë Humanitare të Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane.

Investimi në tërësi përfshinë renovimin e tërësishëm të sallës së edukatës fizike, renovimin e rrjetit elektrik dhe nyjeve sanitare në shkollë, si dhe intervenime të tjera në infrastrukturë.
Në emër të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shefja e Kabinetit, Edita Buçinca, ka uruar që ambienti i krijuar pas renovimit të ndikojë në rritjen e cilësisë në mësimnxënie dhe mësimdhënie.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe Major Ryan Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje.