Arsimi i lartë

1. Misioni

Misioni i Departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës është të nxisë cilësinë, integritetin, transparencën dhe konkurrencën në arsimin e lartë. Departamenti ka për qëllim të krijojë, zhvillojë dhe transmetojë njohuri përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në bashkëpunim me industrinë, ndërkombëtarizimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin. Ai synon gjithashtu të përgatisë studentët me njohuri dhe aftësi për tregun e punës, për studime të mëtejshme dhe për të siguruar mundësi të barabarta arsimore për të gjithë qytetarët që përballen me sfidat kombëtare dhe globale.


2. Detyrat dhe Përgjegjësitë

2.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave publike/strategjive për arsimin e lartë dhe zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
2.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.
2.3. Bashkërendon aktivitetet me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
2.4. Ofron mbështetje për rritjen e cilësisë së infrastrukturës për arsimin e lartë, shkencën dhe teknologjinë.
2.5. Ofron mbështetje për institucionet e arsimit të lartë për partneritete publiko-private, sipas kërkesës.
2.6. Ofron mbështetje në planifikimin dhe zhvillimin e programeve të mësimit në distancë.
2.7. Zhvillon politika dhe procedura për licencimin e institucioneve të arsimit të lartë private (IAL-ve) sipas legjislacionit në fuqi.


3. Raportimi

Drejtori i Departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.


4. Struktura Organizative

Departamenti i Arsimit të Lartë dhe Shkencës përbëhet nga:

  • Divizioni për Zhvillim dhe Sigurim të Cilësisë

  • Divizioni për Shkencë

  • Divizioni për Inovacion

  • Divizioni për Zhvillimin e Programeve në Fushën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë dhe Shkencë

  • Qendra për Profesionet e Rregulluara


5. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Departamentin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës është njëzet (20).

Burim Gashi

Bekim Samadraxha

Mirushe Latifaj

Shpresa Mehmeti

Qamile Sinanaj

Arian Mustafa

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors