MASHT

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR

17 Qershor, 2015

17 Qershor 2015

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar në Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education – EQAR).

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Regjistrit të mbajtur me 4-5 qershor 2015 në Dublin të Irlandës.

Pranimi i Kosovës në EQAR është një zhvillim shumë i rëndësishëm për ndërkombëtarizmin e arsimit të lartë në Kosovë dhe kontribuon në përmirësimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe është një mundësi e re për ndërlidhjen e institucioneve dhe studentëve tanë në sistemin evropian të arsimit të lartë.

Anëtarësimi i AKA-së në EQAR, pas anëtarësimit të mëparshëm në ENQA, dëshmon për punën profesionale të AKA-së në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të vazhdojë përkrahjen për AKA-në, si institucion kyç që garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë përmes procesit të akreditimit duke përkrahur zhvillimin e cilësisë në këto institucione.

Last modified: 29 Gusht, 2022