Reagim në lidhje me shkrimin e publikuar në portalin “Reporteri” me titull: “Ushtria e Arbërie Nagavcit: 15 këshilltarë e 17 veta staf mbështetës”

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit reagon ndaj lajmit të publikuar në portalin Reporteri me titull: “Ushtria e Arbërie Nagavcit: 15 këshilltarë e 17 veta staf mbështetës”.

MAShTI sqaron se titulli dhe përmbajtja e këtij shkrimi janë tendencioze dhe nuk pasqyrojnë në mënyrë të saktë informacionin e paraqitur publikisht.

Në postimin e saj në rrjetin social Facebook, ministrja e deritanishme e MAShTI, Arbërie Nagavci ka shprehur mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët që kanë qenë të angazhuar në kabinet gjatë pesë viteve të mandatit, duke përfshirë si stafin aktual, ashtu edhe ata që ndër vite kanë përfunduar angazhimin e tyre. Ky ka qenë një falënderim për kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës së mandatit dhe jo një paraqitje e strukturës aktuale të kabinetit.

Interpretimi i bërë në këtë shkrim, sipas të cilit në kabinetin e ministres janë aktualisht të angazhuar 15 këshilltarë dhe 17 anëtarë të stafit mbështetës, është i pasaktë dhe jo në përputhje me realitetin.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe korrektësisë në informim dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për çdo kërkesë për informata nga gazetarët dhe mediat, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe saktë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors