Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej profesorëve të parë të Fakultetit Ekonomik, profesor Haki Dushi. Profesor Dushi lindi në Gjakovë, ku kreu një pjesë të shkollimit bazë, të cilin e vazhdoi më pas në Pejë.

Studimet e larta në fushën e ekonomisë i përfundoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Beogradit në vitin 1959. Nga viti 1964 punoi si mësimdhënës në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë, ku ligjëroi lëndën Bazat e Kontabilitetit, ndërsa nga viti 1969 të njëjtën lëndë e ligjëroi edhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Zagrebit, ku mbrojti tezën e magjistraturës, ndërsa në vitin 1978 mbrojti disertacionin e doktoratës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, po ashtu nga fusha e kontabilitetit.

Ishte dekan i Fakultetit Ekonomik për dy mandate, shef i katedrës së kontabilitetit, matematikës dhe statistikës, si dhe ligjërues në disa universitete dhe kolegje private. Profesor Dushi ka botuar punime të shumta shkencore në revista profesionale vendore dhe ndërkombëtare.

Kontributi i tij në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në formimin e gjeneratave të ekonomistëve në Kosovë do të mbetet i çmuar dhe i paharruar.

Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors