Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar vendimin për ndarjen e bursave për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për vitin akademik 2024/2025.
Këtë vit, përfitues të kësaj skeme janë gjithsej 49 studentë. Vlera e bursës për secilin student përfitues është 1,000 euro.
Studentët e pakënaqur me vendimin mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve nga dita e publikimit të vendimit. Ankesa duhet të dorëzohet në Komisionin për ankesa të nëpunësve publik dhe ankesa të tjera në MAShTI.
Detajet në këtë link: Vendim – Për përfitues të bursave për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian – MASHT