Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar vendimin për ndarjen e bursave për studentët e doktoratës në 500 universiteteve më të mira në botë, sipas renditjes se listës “Shangai”për vitin akademik 2025/2026.
Studentët e përzgjedhur përfitojnë mbështetje financiare në shumën prej 8.500 euro. Përfitues të bursës për këtë vit akademik janë 53 studentë.
Studentët e pakënaqur me vendimin mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve nga dita e publikimit të vendimit. Ankesa duhet të dorëzohet në Komisionin për ankesa të nëpunësve publik dhe ankesa të tjera në MAShTI.