Ministrja Nagavci mori pjese në konferencën e mbajtur në kuadër të Javës Globale të Edukimit 2025

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Edutask në kuadër të Javës Globale të Edukimit 2025, me temën kryesore “Formësimi i një të ardhmeje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme.”

Ministrja Nagavci theksoi se ky hap, i hapë rrugë bashkëpunimit me rrjetet dhe institucionet ndërkombëtare të edukimit.

Ajo nënvizoi interesimin e MAShTI-t që Kosova të bëhet anëtare formale e Rrjetit Global të Edukimit, gjë që do të mundësojë shkëmbim përvojash, zhvillim institucional dhe qasje në iniciativa ndërkombëtare.

Ministrja ritheksoi përkushtimin për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, modern dhe të qashtëshëm, si dhe për forcimin e shkathtësive të shekullit XXI, modernizimin e kurrikulës dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës.

Ministrja Nagavci vlerësoi rezultatet e projekteve që kontribuojnë në kohezion social dhe falënderoi GCERF për mbështetjen shumëvjeçare, si dhe Institutin Edutask dhe partnerët Syri i Vizionit dhe NGO Aktiv për projektin “E Ardhmja Kohezive”.

Ndërsa, Rocio Cervera, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Veri-Jug të Këshillit të Evropës, në lidhjen e drejtpërdrejt online në konferencë, theksoi rëndësinë e edukimit global për ndërtimin e shoqërive të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors