Njoftim

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për studentët të nivelit Bachelor që studiojnë në 100 universitetet më të mira të botës.

Bazuar në vendim, 24 studentë janë përzgjedhur si përfitues të bursave për studimet Bachelor, top 100 në universitete të ranguara sipas Times Higher Education 2025. Secilit student do t’i jepet një bursë vjetore prej 5,000 euro, si mbështetje për shpenzimet akademike dhe të jetesës.

Kjo skemë e bursave krijon mundësi të jashtëzakonshme për studim në institucione ndërkombëtare të njohura dhe për zhvillimin e karrierës profesionale të të rinjve.

Datajet i gjeni në këtë link: https://masht.rks-gov.net/alldocuments/vendim-per-perfitues-te-bursave-bachelor-ne-top-100-universitetet-me-te-mira-ne-bote/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors