Skema për botime shkencore në revista të indeksuara në scopus, rregullohet me UA. Udhëzim administrative 1/2017 për publikimin dhe botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15233
Sipas këtij udhëzimi hapet konkursi dhe publikohet ky formular për aplikim:
Stafi i Divizionit të shkencës i pranon dhe i regjistron vazhdueshëm aplikacionet, përgjatë periudhës 5-6 mujore sa qëndron i hapur konkursi, si dhe bën përgatitjen e lëndëve për trajtim në takimet e rregullta mujore të Këshilli Shkencor të MASHTI dhe të këshillave të fushave shkencore, ku edhe merren vendimet për përkrahjen sipas kritereve të përcaktuara.
Në periudhën e viteve 2021-2025 i kemi gjithsej 161 përfitues (56 publikime dhe 51 përfitues në 2025, 19 në 2024, 54 në 2023, 23 në 2022 dhe 14 në 2021). Sa i përket buxhetit për këtë periudhë, janë gjithsej 103.178,52 € mbështetje nga MASHTI ( 37,676.52 € në vitin 2025, 13,000.00 € në 2024, 24,617.00 € në 2023, 21,010.00 € në 2022 dhe 6,875.00 € në 2021. Kjo skemë do të jetë aktive, vit pas viti, siç janë edhe skemat tjera mbështetëse.