Ministrja Nagavci takon Ministren e Arsimit të Malit të Zi, Jaksiq Stojanoviq, në kuadër të Takimit Ministror të Platformës Drejtuese për Hulumtim dhe Inovacion në Podgoricë

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, Andjela Jaksiq Stojanoviq, në kuadër të Takimit Ministror të Platformës Drejtuese për Hulumtim dhe Inovacion, që po mbahet në Podgoricë.

Në takim u diskutua për nxitjen e pjesëmarrjes së stafit akademik dhe studentëve në programet ekzistuese të shkëmbimit akademik si programi CEEPUS, Erasmus+, me qëllim të rritjes së mobilitetit dhe bashkëpunimit ndëruniversitar si dhe thellimin e bashkëpunimit në kërkimit shkencor në fusha me interes të ndërsjelltë.

Ministrja Nagavci dhe Ministrja Jaksiq Stojanoviq shprehën gatishmërinë për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit, me synim forcimin e partneriteteve akademike e kërkimore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors