Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar një tryezë diskutimi dhe ekspozitë të punimeve të nxënësve të komunës së Fushë Kosovës, me temën “Fuqizimi i vajzave në shoqërinë kosovare”.
Në aktivitet morën pjesë nxënës, mësues dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe prezantuan punimet kreative të nxënësve që pasqyrojnë idetë dhe vizionet e tyre për fuqizimin e vajzave.
Ky aktivitet synon të promovojë rolin dhe fuqizimin e vajzave në realizimin e të drejtave të tyre dhe të prezantojë politikat e MAShTI për barazi gjinore në arsim dhe në shoqëri.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj barazisë gjinore, trajtimit të drejtë dhe mundësive të barabarta për vajzat dhe djemtë, duke ndjekur standardet ndërkombëtare për zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.