Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me synimin që të përfitojnë sa më shumë familje, ka zgjatur afatin për aplikim në Programin e Kuponëve që mbështet fëmijët e familjeve me asistencë sociale (SAS).
Ky program mbulon:
Pagesën e plotë të kopshtit për fëmijët 3–5 vjeç, dhe
Transportin për fëmijët që banojnë më larg se 4 km nga kopshti.
Familjet e regjistruara në SAS të cilat banojnë në: Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë, Drenas, Shtime, Suharekë dhe Klinë, ftohen të aplikojnë në Programin e Kuponëve.
Për ndihmë gjatë aplikimit, drejtohuni tek Qendra për Punë Sociale në komunën tuaj.
Aplikimi bëhet në: https://ekosova.rks-gov.net/596
Afati për aplikim: Deri më 19 tetor 2025