U mbajt Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka organizuar Testin e Arritshmërisë i cili është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara.

Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe zbatimin e Testit të Arritshmërisë për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors