Divizioni për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.1. Zhvillimi i materialeve mësimore digjitale duke përfshirë ligjërata, prezentime, tutoriale, ushtrime interaktive, video grafika, libra dhe resurse të tjera të mësimdhënies përmes teknologjisë informative.
1.2. Planifikimi dhe përshtatja e përmbajtjes digjitale me kurrikulat dhe programet shkollore në institucionet arsimore.
1.3. Planifikimi i buxhetit në përputhje me kërkesat e zhvillimit të përmbajtjeve mësimore digjitale dhe për përmirësimin e tyre.
1.4. Zhvillimi i strategjive për shtrirjen e përdorimit të përmbajtjeve mësimore digjitale në institucionet arsimore.
1.5. Monitorimi i përdorimit të përmbajtjeve mësimore digjitale në institucionet arsimore.
1.6. Publikimi i materialeve mësimore digjitale në platformat e qasshme nga përdoruesit.
1.7. Përditësimi dhe përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i materialeve mësimore digjitale.
1.8. Hartimi i rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e përmbajtjeve mësimore digjitale.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore raporton te udhëheqësi i departamentit.


3. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Digjitalizimin e Përmbajtjeve Arsimore është tre (3).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors