Divizioni për Administrimin e Platformave Digjitale

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.1. Zhvillimi dhe mbikëqyrja e aplikacioneve softuerike që përdoren në arsim, platformave digjitale mësimore (LMS), sistemeve të menaxhimit të institucioneve arsimore (SMS) dhe sistemeve tjera që ndërlidhen me proceset e punës në arsim.
1.2. Zhvillimi, mbikëqyrja, përditësimi dhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale në institucionet arsimore.
1.3. Planifikimi i buxhetit në përputhje me kërkesat e mirëmbajtjes së sistemeve të përcaktuara, si dhe investimet e miratuara për përmirësimin e tyre.
1.4. Udhëheqja dhe menaxhimi i sistemeve të informacionit në arsimin parauniversitar.
1.5. Mbledhja, raportimi, monitorimi dhe publikimi i të dhënave statistikore të prodhuara nga institucionet edukative-arsimore (publike dhe private).
1.6. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e bazave të të dhënave, duke përfshirë sigurinë dhe ruajtjen e rregullt të të dhënave për arsimin parauniversitar.
1.7. Zhvillimi i mekanizmave të sigurisë dhe të monitorimit të qasjes së përdoruesve në sistemet softuerike dhe harduerike arsimore.
1.8. Hartimi dhe zhvillimi i programeve trajnuese për përdoruesit e sistemeve të informacionit në arsim.
1.9. Hartimi i rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e sistemeve të informacionit në arsim.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Administrimin e Platformave Digjitale raporton te udhëheqësi i departamentit.


3. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Administrimin e Platformave Digjitale është njëmbëdhjetë (11).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors