Divizioni për bashkëpunim ndërkombëtar në shkencë dhe arsim të lartë

. Detyrat dhe Përgjegjësitë

  1. Ofron mbështetje në koordinimin e aktiviteteve për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe inovacionit.

  2. Organizon dhe koordinon zbatimin e detyrimeve të Ministrisë, të marra nga marrëveshjet, protokollet dhe programet dypalëshe dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë, shkencës dhe inovacionit.

  3. Koordinon në nivelin kombëtar programin e BE-së për Hulumtim dhe Inovacion Horizon Europe.

  4. Ofron mbështetje për institucionet kombëtare të arsimit të lartë dhe institucionet kombëtare kërkimore në aplikimin për financim në programe ndërkombëtare në fushën e mobilitetit akademik, kërkimit shkencor, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit.

  5. Ofron mbështetje në vendosjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, shkencës, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit në mes të institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor të Kosovës dhe institucioneve të ngjashme jashtë vendit.

  6. Propozon dhe harton masa mbështetëse për hulumtuesit për aplikim në fondet evropiane.

  7. Koordinon aktivitetet që ndërlidhen me anëtarësimin e Kosovës në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (ZEAL) dhe Zonën Evropiane të Kërkimit (ZEK).


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillimin e Programeve në Fushën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë dhe Shkencë, raporton tek drejtori i departamentit.


3. Burimet njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillimin e Programeve në Fushën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë dhe Shkencë është tre (3).

Qamile Sinanaj

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors