Propozon dhe harton politika për AAP bazuar në trendet evropiane/rajonale.
Propozon, harton dhe rishikon dokumentin e kornizës kurrikulare për nivelet e arsimit dhe aftësimit profesional.
Koordinon punën me Divizionin për kurrikula dhe tekste shkollore për hartimin e Kornizës Kurrikulare në arsimin parauniversitar.
Propozon, harton dhe rishikon standardet e kualifikimit/kurrikulat sektoriale bazuar në standardet e profesionit.
Përgatit materiale profesionale dhe didaktike për mësimdhënës dhe instruktorë për zbatimin e kurrikulave sipas profileve.
Bashkërendon aktivitetet me Divizionin për zhvillim profesional dhe licencim të personelit arsimor lidhur me nevojat dhe programet e zhvillimit profesional të stafit arsimor të IAAP-ve.
Zhvillon dokumente legjislative dhe strategjike për lidhjen e profileve të arsimit me tregun e punës.
Zhvillon mekanizma për sigurim të cilësisë në institucione të AAP-së, me autoritetet përkatëse.
Zhvillon qasje inovative për zbatim të praktikës profesionale (arsim dual, të mësuarit gjatë jetës, firmave ushtrimore, etj).
Propozon, zhvillon dhe adapton politika bazuar në politikat e “PEN WorldWide” (Qendra e rrjetit të ndërmarrjeve praktike në shkallë botërore).
Koordinon punën me autoritetet qendrore përgjegjëse për tregun e punës dhe me autoritetet lokale për të analizuar dhe parashikuar dinamikën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të tregut të punës.
Siguron ndërlidhjen mes shpërndarjes territoriale të institucioneve të AAP-së dhe programeve dhe profileve të AAP-së dhe zhvillimit ekonomik lokal.
Zhvillon skema për përkrahjen e profileve deficitare përmes ofrimit të bursave për nxënësit e AAP-së.
Udhëheqësi i Divizionit për Cilësi, Standarde dhe Kurrikula të AAP-së raporton tek udhëheqësi i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Cilësi, Standarde dhe Kurrikula të AAP-së është gjashtë (6).