Propozon dhe harton politika për arsimin për të rritur dhe mësim gjatë gjithë jetës bazuar në trendet evropiane/rajonale.
Koordinon politikat dhe aktivitetet me ministritë relevante për avancimin e arsimit për të rritur dhe tërëjetësor.
Ofron mbështetje administrative për zhvillimin e programeve që u japin nxënësve të rritur mundësinë për të rihyrë në sistemin shkollor.
Ofron mbështetje për zbatimin e vlefshmërisë së mësimit joformal dhe informal në shkolla.
Ndjek trendët zhvillimore dhe harton politika për avancimin e këshillimit dhe orientimit në karrierë.
Udhëheqësi i Divizionit për Arsim për të Rritur, Mësim Gjatë Gjithë Jetës, raporton tek udhëheqësi i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim për të Rritur, Mësim Gjatë Gjithë Jetës është tre (3).