Falënderim i ministrit Bajrami , për rolin dhe kontributin e rektorit Ramadan Zejnullahu në menaxhimin prej rreth dy vitesh te UP-së

Falënderim 

Me keqardhje pranova njoftimin për dorëheqjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu. Duke e kuptuar dhe respektuar drejt këtë vendim, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dëshiroj ta falënderoj prof. Zejnullahun për rolin dhe kontributin e dhënë gjatë rreth dy viteve të udhëheqjes së Universitetit të Prishtinës. Padyshim, që energjia dhe reformat e nxitura nga menaxhmeti i udhëhequr nga Rektori Zejnullahu me ekipin e prorektorëve të tij, duhet të zhvillohen dhe avancohen më tutje nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.  

Me respekt, 
Prof. dr. Arsim BAJRAMI, 
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors