20 studentë zviceranë vizituan Ministrinë e Arsimit

20 studentë zviceranë të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut, të udhëhequr nga Elisabet Hoesli – pedagoge dhe z. Nexhat Maloku, koordinator i Shkollës Shqipe në kantonin e Cyrihut, si dhe bashkëpunëtor i po kësaj shkolle prestigjioze në Zvicër, në kuadrin e një vizite studimore dy javëshe në Kosovë, vizituan sot Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Këshilltari i ministrit, z. Ragip Gjoshi, me këtë rast u mbajti një fjalë rasti për shkollën dhe sistemin shkollor në Kosovë, si dhe për procesin e reformës së këtij sistemi.

Gjoshi, po ashtu, u fokusua edhe në probleme e përvoja konkrete të shkollës, të modeleve të bashkëpunimit shkollë-familje, të komunikimit ndërkulturor, procesin e integrimeve dhe mbështetjen e Zvicrës për shtetin e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors