Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të konferencës dyditore “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila po mbahet në Prishtinë.

Në këtë konferencë të organizuar nga MAShT dhe Fondacioni Kosovar i Lidershipit, po marrin pjesë ekspertë dhe udhëheqës vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe udhëheqës dhe mësimdhënës të dy universiteteve të njohura amerikane: Universitetit “James Madision” dhe “Mercer”.Ministri Bytyqi këtë konferencë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, ndërsa tha se lidershipi dhe një udhëheqës i mirë është me rëndësi të veçantë për secilin dikaster dhe secilën fushë.
