PËRFAQËSUES TË MASH BËNË SHPËRNDARJEN SIMBOLIKE TË ABETARES PËR NXËNËSIT SHQIPTARË NË MAL TË ZI

02 Tetor 2020

Shefi i Kabinetit të ministrit Likaj, Gëzim Berisha dhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm i MASh, Agim Bërdyna, kanë vizituar një shkollë në Ulqin, ku kanë bërë shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit shqiptarë.

Në emër të ministrit Ramë Likaj, shefi i Kabinetit të tij, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë në Mal të Zi për fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjatë kësaj vizite, shefi i Kabinetit dhe u.d Sekretari janë takuar edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Faik Nika, me të cilin biseduan edhe për nevojat tjera të arsimit shqip në Mal të Zi.

Po ashtu, është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit, në mënyrë që nxënësve dhe studentëve shqiptarë që jetojnë atje, t’iu mundësohet arsimim sa më cilësor dhe t’iu jepen mundësi të reja të arsimimit në gjuhën shqipe.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors