SHQYRTOHET RAPORTI I AUDITIMIT TË MASHTI PËR VITIN 2020

Zëvendësministri i MASHTI, Dukagjin Pupovci me bashkëpunëtorë mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MASHTI për vitin 2020.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri falënderoi Zyrën Kombëtare të Auditimit për evidentimin e parregullsive dhe informoi se 13 nga 22 rekomandimet e auditorit tanimë janë zbatuar,  7 janë në proces të zbatimit, ndërsa zbatimi i dy rekomandimeve nuk varet drejtpërdrejtë nga MASHTI. 

Interesim të veçantë zgjoi gjetja e auditimit për pagesën e 32 zyrtarëve të nacionalitetit serb, të cilët janë përfshirë para shtatë vitesh në listën e pagave të MASHTI, si rezultat i njërës nga marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE.

Zëvendësministri Pupovci njoftoi, se në pamundësi të vënies së kontaktit me këta zyrtarë, pagat e tyre për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të njëjtit të paraqiten te punëdhënësi dhe t’i pranojnë detyrat e tyre të punës ose të deklarohen se a dëshirojnë të punojnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors