Misioni i Departamentit të Arsimit Parauniversitar është ofrimi dhe sigurimi i shërbimit arsimor cilësor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, në përputhje me politikat, strategjitë kombëtare dhe kurrikulën e arsimit parauniversitar. Qëllimi është zhvillimi dhe edukimi i plotë, gjithëpërfshirës dhe i gjithanshëm i nxënësit.
2.1. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave publike/strategjive për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në sektorin publik dhe privat.
2.2. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit të arsimit parauniversitar në nivelin lokal dhe në institucionet edukative-arsimore.
2.3. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e standardeve, kurrikulave, teksteve dhe materialeve mësimore për të gjitha nivelet e arsimit, në përputhje me ndryshimet përkatëse në metodologjinë e mësimdhënies, të nxënies dhe të vlerësimit.
2.4. Kontribuon në planifikimin dhe përgatitjen e vlerësimeve të jashtme në bashkëpunim me Qendrën për Vlerësim.
2.5. Siguron ofrimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë fëmijët në institucionet edukative-arsimore.
2.6. Zhvillon politika për licencimin, avancimin në karrierë dhe zhvillimin profesional të personelit arsimor në IEAP.
2.7. Mbështet institucionet arsimore dhe siguron përfshirjen e fëmijëve/nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, bazuar në standarde të krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara.
2.8. Siguron që politikat e arsimit parauniversitar të zbatohen edhe në institucionet private.
2.9. Ofron mbështetje për transferimin e përgjegjësive administrative, profesionale dhe financiare nga niveli qendror në atë komunal dhe nga komunat në shkolla.
2.10. Ofron informata për qendrën NARIC lidhur me institucionet e arsimit parauniversitar.
2.11. Siguron ndërlidhjen mes fushave të arsimit në planifikim, zbatim dhe monitorim të politikave, strategjive dhe programeve.
2.12. Organizon dhe koordinon hartimin e testeve për vlerësimin e jashtëm të arritjeve të nxënësve.
2.13. Koordinon hartimin e testeve të standardizuara për evidentimin e arritjeve të nxënësve dhe siguron ruajtjen e tyre në një bankë të dhënash.
Drejtori i Departamentit të Arsimit Parauniversitar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Departamenti i Arsimit Parauniversitar përfshin këto divizione dhe njësi:
Divizioni për Edukim në Fëmijëri të Hershme
Divizioni për Arsim të Përgjithshëm
Divizioni për Kurrikula dhe Tekste Shkollore
Divizioni për Zhvillimin Profesional dhe Licencimin e Personelit Arsimor
Divizioni për Arsimin e Komuniteteve
Divizija za obrazovanje dece sa posebnim potrebama
Divizioni për Arsim Privat Parauniversitar
Qendra për Vlerësim
Numri i të punësuarve në Departamentin e Arsimit Parauniversitar është pesëdhjetë e shtatë (57).