Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit dhe politikave për inovacion.
Propozon dhe planifikon masat dhe aktivitetet për inovacion dhe transfer të teknologjisë dhe dijes në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Propozon, harton dhe siguron zbatimin e projekteve për ngritjen e kapaciteteve në fushën e inovacionit dhe transferit të teknologjisë.
Promovon kulturën e inovacionit në sektorin ekonomik.
Propozon dhe harton instrumente për përkrahjen e projekteve e nismave për inovacion, transfer të teknologjisë dhe dijes.
Udhëheqësi i Divizionit për Inovacion, raporton tek drejtori i Departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Inovacion është tre (3).