Propozon, harton dhe mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave/strategjive për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Harton dokumentacionin pedagogjik shkollor (nënkupton diplomën, dëftesat, certifikatat, ditarin e klasës, librin amë etj.) për nivelet e arsimit parauniversitar.
Harton politika dhe programe që lidhen me parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në shkollë.
Harton politika për fëmijët/nxënësit e riatdhesuar.
Ofron mbështetje për Këshillat e prindërve për çështjet që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen, përfshirjen dhe cilësinë në arsim.
Ofron mbështetje në nivel komunal (DKA) për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me arsimin fillor, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë, për zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Zhvillon politika dhe legjislacion për organizimin dhe funksionalizimin e rrjetit të shkollave.
Promovon përfshirjen e komponentës së shkollave promovuese të shëndetit në arsimin parauniversitar.
Siguron lidhjen e komponentës së shkollave promovuese me politikat kombëtare dhe kornizën përkatëse ligjore.
Ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të ministrisë për promovimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Promovon, monitoron dhe raporton për zbatimin e pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijës.
Udhëheqësi i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm raporton tek udhëheqësi i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim të Përgjithshëm është njëmbëdhjetë (11).