Divizija za obrazovanje dece sa posebnim potrebama

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive si dhe të legjislacionit për fëmijët/nxënësit me aftësi të kufizuara në qendrat burimore dhe institucionet edukative-arsimore.

  2. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive si dhe të legjislacionit për fëmijët/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

  3. Zhvillon qendrat burimore duke përfshirë specifikat që lidhen me shërbimet e mbështetjes për shkolla të rregullta, shërbimi i vlerësimit, përgatitja e materialeve mësimore, etj.

  4. Harton politika dhe programe për zhvillimin profesional të stafit arsimor të qendrave burimore por edhe stafin mbështetës në institucionet edukative-arsimore.

  5. Zhvillon dhe propozon masa për zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse në arsim me të gjitha strukturat organizative institucionale brenda ministrisë dhe institucionet tjera.

  6. Monitoron cilësinë e ofrimit të shërbimeve arsimore dhe rehabilituese në qendra burimore.

  7. Zhvillon politika në bashkëpunim me DKA për identifikimin e hershëm dhe zhvillimin e kompetencave për përkrahje të fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente.

  8. Në koordinim me organizatat vendore dhe ndërkombëtare bën promovimin dhe realizimin e aktiviteteve që lidhen me arsimin gjithëpërfshirës, e në mënyrë specifike arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta raporton tek udhëheqësi i departamentit.


3. Burimet njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta është pesë (5).

Salihe Gajtani-Osmankaq

Luljeta Kabashi

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors