Propozon, harton dhe siguron zbatimin e politikave për shkencë.
Propozon dhe harton instrumente për implementimin e Programit Kombëtar të Shkencës.
Ofron mbështetje administrative për inicimin dhe realizimin e projekteve konkurruese vendore shkencore.
Harton politikat dhe procedurat për licencimin e institucioneve kërkimore.
Harton politikat për shkencë të hapur (open science/open access) dhe monitoron zbatimin e këtyre politikave.
Këshillon dhe ndihmon institutet kërkimore/hulumtuese në zbatimin dhe respektimin e standardeve për punën kërkimore shkencore në përputhje me standardet evropiane.
Koordinon aktivitete për integrimin e institucioneve kërkimore-shkencore në hapësirën e përbashkët evropiane të kërkimeve shkencore (ERA).
Zhvillon dhe mirëmban hartëzimin e infrastrukturës kërkimore në nivel kombëtar.
Udhëheqësi i Divizionit për Shkencë, raporton tek drejtori i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Shkencë është katër (4).