Divizija za kurikulum i školske tekstove

1. Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Propozon, harton, zhvillon dhe monitoron zbatimin e kurrikulave për edukimin në fëmijërinë e hershme, klasën parafillore, nivelin e arsimit fillor (klasat 1-5), nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9), ciklin e mesëm të lartë të arsimit të përgjithshëm (klasat 10-12).

  2. Përgatit materiale profesionale dhe didaktike për edukatorë dhe mësimdhënës për zbatimin e kurrikulave në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

  3. Zhvillon politika dhe standarde të detyrueshme për përgatitjen e programeve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në mërgatë dhe diasporë.

  4. Zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e standardeve për tekstet shkollore dhe materiale mësimore.

  5. Udhëheq, mbikëqyr dhe koordinon grupet profesionale për hartimin dhe vlerësimin e teksteve dhe materialeve mësimore.

  6. Harton programe të veçanta me të cilat propozon masa që avancojnë proceset e zhvillimit profesional dhe licencim të personelit arsimor për çështjet e ndërlidhura me zhvillimin e vazhdueshëm profesional të bazuar në prioritetet dhe kërkesat për zbatimin e kurrikulës.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Kurrikula dhe Tekste Shkollore raporton tek drejtori i departamentit.


3. Burimet njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Kurrikula dhe Tekste Shkollore është tetë (8).

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors