Division for Public Communication

1. Misioni

Misioni i Divizionit për Komunikim Publik është të ndërmarrë veprime për prezentimin e politikave ministrore në kohën e duhur, në mënyrë që publiku të informohet për politikat ministrore, të drejtat dhe përgjegjësitë e tij ndaj institucioneve, dhe gjithashtu të ketë mundësi të shprehë pikëpamjet duke komunikuar me vendimmarrësit.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë

2.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;
2.2. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
2.3. Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
2.4. Mirëmban dhe përditëson uebfaqen zyrtare të ministrisë dhe ofron trajnime për stafin e MASHTI për përdorimin e uebfaqes;
2.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatit raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.


3. Hierarkia

Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun raporton tek Sekretari i përgjithshëm.


4. Numri i të punësuarve

Pesë (5).

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors