MASHT

Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga Universiteti i Prishtinës

9 Shtator, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, z. Ramadan Zejnullahu dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, z. Ramë Vata, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Mirëkuptimi, me të cilën Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga Universiteti i Prishtinës. 

Ministri Bajrami e vlerësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe tha se kjo Marrëveshje është pjesë e solidaritetit akademik. Ai tha se Universiteti “Ukshin Hoti” tashmë është një universitet stabil dhe në planet e MAShT mbetet prioritet. 

Ministri Bajrami përmendi edhe faktin se tashmë Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që stafit akademik t’i lejohet të punojë edhe një ditë pune me një normë të caktuar (6 orë) te universitetet e reja, për t’i ndihmuar ato me kuadro.

Rektori Zejnullahu premtoi shprehu gatishmërinë që Universiteti i Prishtinës të vazhdojë ta përkrahë Universitetin e Prizrenit, ndërsa rektori Vata tha se kjo Marrëveshje është shumë e rëndësishme për universitetin që e udhëheqë dhe hapë rrugë për të vazhduar më tutje drejt avancimit të tij. 

Me këtë Marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statustit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.