MASHT

U vu gurthemeli i shkollës fillore “Ismet Rraci” në Klinë

29 Dhjetor, 2016

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi dhe Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, kanë vënë gurthemelin e shkollës fillore të mesme të ulët “ Ismet Rraci “ në Klinë.

Me këtë rast Ministri Bajrami në fjalën e rastit, duke uruar nxënësit dhe  mësimdhënësit e kësaj shkolle për objektin e ri që do  të ndërtohet, ndër tjera tha se nuk ka gjë më mirë sesa ta përmbyllim një vit me fillimin e ndërtimit te një shkolle të re, një shkollë moderne e cila mban emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare , shkollë e cila do të mundësoj një arsim cilësorë. 

“Ky objekt i ri shkollorë modern që po fillon të ndërtohet, do të krijoi parakushte që të ndërtojmë një arsim cilësorë çfarë e dëshirojmë , do të jetë shkollë e cila do të mundësoi kushte të mira për 1500  nxënësit e sajë dhe mësimdhënësit, që të jenë të suksesshëm në procesin mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe ngritjen e cilësisë” tha Ministri Bajrami.

Të pranishmit, me një fjalë rasti i ka përshëndetë edhe Kryeparlamentari z. Kadri Veseli dhe kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota.

Përveç objektit shkollorë , në kuadër të projektit është edhe Salla e Sporteve dhe hapësira tjera shkollore .

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.