MASHT

Telegram ngushëllimi

14 Prill, 2016

E nderuara familje Susuri, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kryefamiljarit tuaj, shkrimtarit, profesorit dhe akademikut Latif Susuri.

Akademik Latif Susuri me përkushtim dhe zell të veçantë, tërë jetën i’ a kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj dhe punës kërkimore shkencore, si profesor inordinar dhe ordinar në fushën e agrobiznesit dhe fitopatologjisë. 

Ai la pas vetes një sërë punimesh shkencore, të cilat në vazhdimësi janë publikuar në revista të ndryshme shkencore prestigjioze botërore. Ndërsa si dekan i Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, do të mbahet mend si ligjërues i përkushtuar dhe themelues i lëndës së Fitopatologjisë në këtë fakultet . 

Akademik Latif Susuri, falë angazhimeve të tij kërkimore shkencore, ishte anëtarë korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës  dhe anëtarë i këshillit redaktues të revistës shkencore kërkimore të ASHAK-së. Ndërsa kontributi i tij kërkimor shkencorë në lëmin e agrokulturës mbetet me vlera të çmuara në zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë .

I përjetshëm qoftë kujtimi për të. 

Me respekt,
Arsim Bajrami, 
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.