MASHT

Përurohet Kabineti i Informatikës në shkollën speciale “Xheladin Deda” në Pejë

8 Nëntor, 2010

Është inauguruar kabineti i informatikës në shkollën speciale “Xheladin Deda” në Pejë. Pajisjet e dhuruara nga Republika e Çekisë do të krijojnë mundësi që personat (nxënësit) me zero pamje të kenë mundësi komunikimi me të tjerët përmes gjuhës së shenjave. Projekti përmban edhe aparatura cilat do të mundësojnë krijimin e mjeteve mësimore për këtë kategori nxënësish të përfshirë në arsimin inkluziv.

Në ceremoninë inauguruese morën pjesë Ministri i Arsimit , Enver Hoxhaj, Ambasadorja e Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha.

Me këtë rast Ministri Hoxhaj ka përgëzuar mësimdhënësit e shkollës speciale  “Xheladin Deda” në Pejë, për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e nxënësve me aftësi të kufizuara.

“Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësi për përfshirje në arsim, për krijimin e mundësive që ata të zhvillojnë kapacitetet e tyre mendore, intelektuale për veten dhe shoqërinë. Një shoqëri është e vlershme dhe e dinjitetshme për aq sa respekton të dhe krijon mundësi të barabarta në arsimin e integruar që të zhvillohen këto aftësi tek secili ashtu që edhe ata të jenë në qendër të vëmendjes ashtu siç e meritojnë. Ju do të jeni përherë në qendër të vëmendjes së çdo ministri te arsimit në Republikën e Kosovës”,  theksoi në ceremoninë inauguruese, Ministri Hoxhaj, i cili gjithashtu ka falënderuar edhe ambasadoren  Hrebickova për humanizmin e saj dhe të shtetit që e përfaqëson.

Ndërkaq Ambasadorja e Çekisë, znj. Janina Hrebickova, tha se gjithmonë kam dëshiruar që të bëj një punë të mirë për këta njerëz .Unë kam vizituar më parë këtë institucion por sukseset që keni arritur deri metani janë shumë të mëdha .
“Republika Çeke gjithmonë do të ketë parasysh që një pjesë të donacioneve të ndajë për arsimin special në Kosovë . Ky është projekti i tretë që po e realizojmë por do të ketë edhe projekte tjera të teknologjisë informative me interes për këta nxënës. Kërkoi nga ju që të ofroni projekte konkrete që të na krijoni mundësinë të ju ndihmojmë më tutje ” tha znj. Hrevbickova.

Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha ka falënderuar ambasadoren Hrebickova për donacionin dhënë shkollës speciale në Pejë duke përkujtuar se Çekia e ka ndihmuar dhe po e ndihmon Kosovën në shumë fusha të e jetës.

Kryetari i shoqatës së të verbërve në Kosovë z. Bujar Kadriu vuri në pah se nga kjo shkollë shumë nxënës janë aftësuar që të jenë të suksesshëm në profesione te ndryshe jetësore. Besojmë se edhe më tutje kjo shkollë do të ketë mbështetjen e institucioneve të shtetit por edhe të donatorëve.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.