MASHT

Në Fakultetin e Edukimit u mbajt debati për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara

29 Maj, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë sot në debatin publik për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara, i cili u mbajt me mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Ministri Bajrami theksoi se, në Ligjin e ri për Arsimin e Lartë janë paraparë standarde të larta dhe në shumë dimensione sa i përket çështjes se kush mund të quhet universitet, thirrjeve akademike, qeverisjes efektive akademike dhe financiare, përbërjes dhe rolit të Senatit, zgjedhjes dhe kompetencave të rektorit dhe të Këshillit Drejtues, etj.

Ministri Bajrami tha se, Fakulteti i Edukimit është shumë i rëndësishëm edhe për faktin se përgatitë mësimdhënës, të cilët janë shtylla kryesore e arsimit cilësor. Ai theksoi, po ashtu, se Ligji për Profesionet e Rregulluara, është një instrumet për krijimin e cilësisë, me të cilin edhe mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testit të profesionit.

Prandaj, ministri Bajrami kërkoi nga mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit që të jenë aktiv në këtë debat dhe të japin kontributin e tyre që të kemi dy ligje sa më të mira që rregullojnë këtë nivel të arsimit.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.