MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI PËRFAQËSUES TË AMBASADËS AMERIKANE DHE USAID-IT

24 Shkurt, 2020

24 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim shefen e Diplomacisë Publike në Ambasadën Amerikane, Deborah MacLean, drejtoren e Zyrës për Programe dhe Politika në USAID, Alison Case dhe zyrtaren për çështje kulturore dhe arsimore në Ambasadën Amerikane, Remzije Potoku.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar që synon përmirësimin e gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga ai parashkollor.

Ministrja Bajrami ka falënderuar ShBA-të dhe popullin amerikan për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetformimit dhe shtetndërtimit, e veçanërisht ndihmën që i ka dhënë arsimit në Kosovë.

Ministrja Bajrami theksoi se mbështetja e ShBA-ve është jashtëzakonisht e rëndësishme për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës, në të cilën arsimi zë një vend të rëndësishëm.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.