MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI NË TAKIM NJË DELEGACION NGA AMBASADA E JAPONISË

7 Shtator, 2020

07 Shtator 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, priti në takim një delegacion nga Ambasada e Japonisë, përgjegjës për administrimin e bursave, të kryesuar nga Mitsunori Ogasawara, i ngarkuar me punë për çështje diplomatike në Ambasadën e Japonisë.

Ministri Likaj e falënderoi shtetin japonez për mbështetjen  e ofruar në arsim, në veçanti për përkrahjen e të rinjve në përgatitjen akademike.

Qeveria e Japonisë çdo vit ofron bursa për studentët nga Kosova, një për nivelin bachelor dhe një për nivelin master ose doktoratë. MASH ka bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën Japoneze dhe ndihmon procesin e ndarjes së bursave.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.