MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI AMBASADOREN FINLANDËS NË KOSOVË, PIA STJERNVALL

22 Dhjetor, 2020

22 Dhjetor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot në takim Shkelqësinë e saj, Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Likaj, me këtë rast ka folur për organizmin e periudhës së parë të mësimit në situatën e krijuar nga pandemia Covid- 19 dhe përfundimin e suksesshëm të kësaj periudhe, pavarësishtë të gjitha sfidave dhe kalimit nga një skenar në tjetrin, varësisht nga situata epidemiologjike.

Ministri Likaj është shprehur i kënaqur edhe sa i përket bashkëpunimit me partnerë strategjikë e donatorë të shumtë, përfshirë këtu edhe ambasadat, të cilët i janë gjendur pranë Ministrisë, duke siguruar donacione, për menaxhim sa më të mirë të situatës së arsimit në kohë pandemie.   

Në fund të takimit Ambasadorja Stjernvall dhe Ministri Likaj u dakorduan për të thelluar bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë veçmas në drejtimet deficitare.

Last modified: 1 Shkurt, 2023

Comments are closed.