MASHT

MINISTRI BYTYQI VURI GURËTHEMELIN E SALLËS SË SPORTEVE NË SHKOLLËN “IBRAHIM BANUSHI” NË SHALË TË LIPJANIT

7 Qershor, 2019

07 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në shënimin e Ditës së shkollës “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë të Lipjanit, ku me këtë rast është bërë edhe vënia e gurëthemelit të Sallës së Sporteve, e cila është investim i MAShT.

Ministri Bytyqi tha se, kjo Sallë po fillon të ndërtohet me qëllim të përmirësimit të kushteve për edukim dhe argëtim të nxënësve dhe motivim të mësimdhënësve për të qenë sa më të përkushtuar në përgatitjen e gjeneratave të reja, të cilët do të kontribuojnë jo vetëm në këtë komunë, por edhe më gjerë.Ministri Bytyqi, pasi uroi të pranishmit për këtë ditë të rëndësishme, i ftoi mësimdhënësit për një angazhim sa më të madh në edukimin e brezave të rinjë, duke iu premtuar atyre krijim të kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe sportive.“Sot është një festë e madhe sepse po e vëmë gurëthemelin e Sallës e Sporteve, e cila do të krijojë ambiente dhe kushte shumë më të mira të pjesës edukative dhe argëtuese të nxënësve. Fëmijët tanë kanë nevojë që t’ju krijojmë kushte shumë më të mira. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar që të krijojë ambiente shkollore sa më të favorshme për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë”, tha ministri Bytyqi.Ministri, po ashtu premtoi se, MAShT do të vazhdojë të përkrahë këtë shkollë në aspektin e infrastrukturës dhe në aspekte të tjera, në mënyrë që të krijohet ambient për edukim të mirëfilltë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.