MASHT

Ministri Bytyqi priti rektorin e Universitetit për studime Bibliotekare dhe Teknologjisë Informative të Sofjes Stoyan Denchev

7 Shkurt, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi priti një delegacion intelektualësh të Bullgarisë të kryesuar nga rektori i Universitetit për Studime Bibliotekare dhe Teknologjisë Informative të Sofje, të cilët po qëndrojnë për një vizitë pune në Kosovë .

Ministri Bytyqi  i njoftoi mysafirët për zhvillimet në arsimin e Kosovës me q`rast tha se jemi të fokusuar në ngritjen e cilësisë , për një arsim sa më të mirë për të rinjtë tanë .
Krahas kësaj ne jemi të interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin me vende të ndryshme, sidomos në arsimin e lartë e ne këtë kuadër edhe me institucionet e arsimit të lartë të Bullgarisë .

Rektori Stoyan Denchev, tha se ndjehet i nderuar me pritjen dhe e njoftoi ministrin Bytyqi  se këto ditë po qëndrojnë në Kosovë , ku për shkaqe praktike do tu ofrojmë mundësinë e mbajtjes së provimit të doktoraturës për 15 kandidatë nga Kosova të cilët kanë aplikuar dy vitet e fundit në Universitetin tonë në Sofje .

Ministri Bytyqi dhe rektori Denchev u dakorduan që të këmbehen vizitat në nivel të ministrave të arsimit të dy vendeve  në një kohë të afërt.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.