MASHT

MINISTRI BYTYQI KA TAKUAR AGJENCINË E AKREDITIMIT, KËSHILLIN SHTETËROR TË CILËSISË DHE REKTORËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE

3 Korrik, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit, Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe rektorët e universiteteve publike.

Ministri Bytyqi bashkë me rektorët dhe përfaqësuesit e AKA-së dhe KShC-së ka diskutuar për arsimin e lartë në përgjithësi, sa i përket përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështje tjera me interes për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.