MASHT

MINISTRI BYTYQI, AMBASADORI I GJERMANISË DHE PËRFAQËSUESI I GIZ-IT U PRITËN NË TAKIM NGA KRYEMINISTRI HARADINAJ

6 Dhjetor, 2018

06 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt, si dhe udhëheqësi i projektit CDBE të GIZ-it, Boris Scharlowski, u pritën sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë takim u bisedua për zhvillimet në arsim, prioritetet në këtë sektor, si dhe bashkëpunimi me GIZ –in në realizimin e objektivave.

U theksua nevoja e angazhimit permanent të të gjithë faktorëve në përmirësimin e arsimit, rëndësinë e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së.

Kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi kanë falënderuar z.Boris Scharlowski për kontributin e organizatës GIZ në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe theksuan se  arsimi në Kosovë mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Ndërsa, ministri Bytyqi theksoi se në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të GIZ-it, po realizohet një pjesë e mirë e agjendës sonë për arsimin parauniversitar.

Në këtë takim u fol edhe për rritjen e buxhetit për 12 për qind për vitin 2019, si hap i parë në përmirësimin e arsimit në vend.

Gjatë takimit, gjithashtu u fol edhe për nevojën e angazhimit maksimal për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional dual (ndërlidhja e mësimit teorik me atë praktik), sipas modeleve dhe praktikave gjermane dhe të vendeve tjera evropiane, ndërsa u theksua se ka dëshmi se po punohet intensivisht në ngritjen e cilësisë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.