MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler

17 Janar, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Gernot Pfandler dhe drejtorin e ri të Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë- ADA, z. Gunther Zimmer.

Ministri Bajrami falënderoi ambasadorin e Austrisë për ndihmën e vazhdueshme që Qeveria e Austrisë ka dhënë dhe po vazhdon të jep për Kosovën, e në veçanti për fushën e arsimit.

Me pas ministri Bajrami e njoftoi ambasadorin e Austrisë, z. Pfandler me të arriturat e përgjithshme në arsim, në të gjitha nivelet, bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë.

Ministri Bajrami dhe ambasadori Pfandler biseduan edhe për intensifikimit e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Pfandler e përgëzoi Ministrin Bajrami për angazhimin e tij të vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë në arsim dhe shprehu gatishmërinë e tij për kontribut nga shteti austriak për pjesëmarrje të çfarëdo forme në projektet  e Ministrisë së Arsimit.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.