MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në shënimin e ditës së shkollës ”Ibrahim Banushi“ në Shalë

10 Qershor, 2015


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të ditës së shkollës fillore “Ibrahim Banushi“, në  Shalë të Lipjanit.

Me këtë rast, duke ua uruar ditën e shkollës nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve, ministri Bajrami tha se kjo shkollë ka një traditë të gjatë dhe ka krijuar breza të tërë shkollarësh në këtë anë.

“Ne jemi krenar për të kaluarën tonë dhe po punojmë që këtë shkollë dhe shkollat tjera anë e kënd Kosovës, t’i bëjmë sa më cilësore, sepse jemi të obliguar që fëmijëve tanë të zgjuar, t’ju ofrojmë arsim cilësor. Dëshirojmë që përmes arsimit modern, të krijomë njerëz të ditur dhe kështu të ndikojmë edhe në përparimin e shtetit tonë“, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri theksoi se  MAShT po angazhohet në vazhdimësi që përmes trajnimeve të ndryshme të ndihmojë dhe motivojë ngritjen profesionale të mësimdhënësve, që të kemi mësimdhënës të mirë, për të mirën e fëmijëve tanë dhe krijimin e një shkolle moderne të shekullit 21 .

Ministri Bajrami tha se, ne po punojmë në rishikimin e programeve mësimore, në ngritjen e metodologjisë së mësimdhënies, modernizimin e shkollave dhe aftësimin praktik të nxënësve.

Në fund, ministri Bajrami, ka dhuruar një llaptop dhe videoprojektor, e cila njëherësh ishte kërkesë e nxënësve të  “Klasës së shekullit 21“ të kësaj shkolle (e nominuar nga USAID-i), në takimin që kanë pasur me ministrin Bajrami në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.