MASHT

Ministri Bajrami dhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie morën pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit

8 Shtator, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Arsim Bajrami, ambasadori i ShBA-ve në Kosovëj z.Greg Delawie  dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, z. Jim Hope,  morën pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.

Ky aktivitet i emëruar  “Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 tek nxënësit në partneritet me shkollën dhe komunitetin”, ka për qëllim të sensibilizojë të rinjtë, por edhe gjithë shoqërinë, për rëndësinë që ka shkrim-leximi në aspektin e zhvillimit të personalitetit të individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Me këtë rast, ministri Bajrami tha se MAShT, këtë vit e ka shpallur si vit të ngritjes së cilësisë dhe pikërisht ky projekt që po prezantohet tregon një çasje të re në shkollë.  

“Kemi nevojë që nxënësit të ngrisin kulturën e shkrim-leximit, të punojnë në mënyrë interaktive, të punojnë edhe në praktikë dhe shkolla të jetë një lloj komuniteti, familje“,  tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se dëshirojmë të ndërprejmë  monotoninë në shkollë  dhe pikërisht projektet që kemi bërë me USAID-in dëshmojnë se si duhet të punohet për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ministri Bajrami tha se ky projekt do të hapet në të gjitha shkollat e Kosovës ku mësimdhënësit dhe nxënësit do të ndërrojnë qasjen e punës dhe  shtoi se për të pasur sukses në reforma, duhet të kemi edhe  mësimdhënës të përgatitur.

“Ky projekt me USAID-in, tregon se si përgatiten nxënësit shekullit  21. Ne do ta quajmë një mësimdhënie të suksesshme, në qoftë se nxënësit brenda orës së mësimit tregojnë sukses”, tha ministri Bajrami.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.